• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Rreth shkollës

Sh.M.K “Gostivar” – Gostivar, është themeluar me vendim të Këshillit të Komunës së Gostivarit në vitin 1960 dhe ka filluar me punë në vitin shkollor 1960/1961 me dy paralele, në gjuhën maqedone dhe shqipe, me nga 35 nxënës si Gjimnazi Pançe Poposki. Gjenerata e parë e maturantëve është ajo e vitit shkollor 1963/1964.

Në kuadër të arsimit të mesëm, realizohen planet mësimore dhe programet për arsim të mesëm të reformuar, përkatësisht, për fushat matematiko-natyrore dhe shoqërore-humanistike. Në kuadër të gjimnazit të sportit realizohen planet dhe programet për akademinë e futbollit.

Mësimi zhvillohet në tri gjuhë mësimore, shqip, maqedonisht dhe turqisht si dhe në dy ndërrime, ndërsa gjendja është si në vijim:

Numri i klasave: 55
Numri i nxënësve: 906
Numri i mësimdhënësve: 115